Site icon Telegrafi

Kaq vende të botës mund të vizitojnë qytetarët e Ballkanit pa viza

Gjermania ka pasaportë më të fuqishme në botë, Maqedonia është në vendin e 41 të indeksit më të ri të realizuar kohëve të fundit. Lista thotë se qytetarët gjerman janë pronarë të dokumentit më të vlefshëm për udhëtime me të cilën mund të vizitojnë 158 shtete të botës pa pasur nevojë për vizë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pasaporta e dytë më e fuqishme në botë është e Suedisë dhe Singaporit (157 vende pa viza), kurse më pas vijojnë Britania e Madhe, Danimarka, Finlanda, Spanja, Zvicra, Norvegjia dhe SHBA (156 vende).

Pasaporta e Maqedonisë, relativisht është në vendin e 41, sepse ka edhe vende që pasaporta e tyre nuk vlen shumë përveç se në disa vende të caktuara. Qytetarët e Maqedonisë mund të vizitojnë 70 vende pa viza.

Vendet fqinje si Kosova, ku qytetarët e saj mund të udhëtojnë pa viza në 39 shtete. Serbia në 111 vende, Kroacia 143, Shqipëria 94, Bullgaria në 143 vende, Greqia në 153 vende, Bosnja dhe Hercegovina në 99 vende dhe Mali i Zi në 101 vende.

Shteti me pasaportë më të dobët është Avganistani, ku qytetarët e saj mund të udhëtojnë vetëm në katër vende (pa viza).

Listën e plotë të vendeve me pasaportë më të fuqishme mund ta shikoni KËTU! /Telegrafi/

Exit mobile version