Kryqi i Kuq i Maqedonisë bën të ditur se në ”Fondi i Solidaritetit” për rajonet e përmbytura ka grumbulluar gjithsej 624.550 euro, kurse në numrin telefonik 143 400 janë grumbulluar gjithsej 215.452 euro, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Të dhënat më të fundit tregojnë se në përballjen me krizën e vërshimeve, janë shpërndarë një numër i madh i paketave për ushqim, racione ditore të ngrohta, prodhime qumështi, prodhime higjienike, paketa për bebe, ujë të pijshëm, dyshekë, batanije, veshje të ndryshme, çizme dhe dezintal.
Mjetet e grumbulluara që arrijnë shifrën prej 840.002 euro do të shpërndahen në mënyrë lineare te banorët e rajoneve të përmbytura./Telegrafi/