Kryqi i Kuq i Maqedonisë bën të ditur se në Fondin e Solidaritetit janë mbledhur gjithsej 614.630 euro, kurse në lidhjen telefonike 143 400 janë mbledhur 215.039 euro, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Deri tani, ekipet e Kryqit të kuq kanë shpërndarë ushqime, racione ditore të ngrohta, prodhime qumështi, prodhime higjienike, paketa për fëmijë, ujë të pijshëm, dyshekë, batanije, veshje, dhe çizme.
Aksioni për mbledhjen e ndihmave financiare vazhdon deri më 29 gusht, kur edhe do të fillojë shpërndarja e tyre./Telegrafi/