Site icon Telegrafi

Kaq njerëz kanë vdekur nga diabeti në Maqedoni

Sipas statistikave botërore sipas numri të popullatës, 20 mijë njerëz këtë vit kanë vdekur në Maqedoni nga komplikimet të cilat kanë shkaktuar diabetin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këtë sot e ka theksuar drejtori i Spitalit të veçantë ‘Filip i Dytë’, Xhan Mitrev, i cili tha se sipas të dhënave të tyre për pacientët, në vazhdimësi ka rritje të numrit të sëmundjeve të diabetit, të cilët kërkojnë shumë operacione të vështira dhe të komplikuara.

‘Në populimin tonë të përgjithshëm të pacientëve të cilët i kemi janë rreth 70% diabetik. Diabeti është epidemi në nivel botëror dhe sëmundje e kontrolluar e cila shumë mirë mund të rregullohet dhe pacientët të gëzojnë edhe pleqërinë e thellë, kurse nëse nuk rregullohet, pasojat janë katastrofale’, thekson Mitrev.

Sipas tij, është shumë e rëndësishme mënyra e të ushqyerit, sepse gjithnjë e më shumë përballemi me industrializimin e ushqimit, fabrikën e ushqimit e cila është shumë e mbushur me karbohidrate. Me ushqyerje të parregullt, shpjegon Mitrev se shumë shpejtë mund të vihet deri te diabeti. /Telegrafi/

Exit mobile version