Kryetari i seancës konstituive të Kuvendit të Maqedonisë, Trajko Veljanoski, sot tha se për vërejtjet procedurale deri më tani janë shpenzuar 1.095 minuta, kurse për kundër replika janë shpenzuar 523 minuta, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai nuk është pajtuar pas kërkesës së deputetëve nga LSDM të votohet, për të kaluar nga pika e tretë te e katërta e rendit të ditës, gjegjësisht zgjedhja e kryetarit të Kuvendit.
Deputetët e Maqedonisë edhe sot kanë vazhduar me fyerje dhe akuza të ndërsjella në mes vete edhe në vazhdimin e seancës konstituive në Kuvendin e vendit. /Telegrafi/