Maqedonia është një nga vendet në të cilat ordinancat shëndetësore janë të vizituara më së shpeshti. Kështu që, suedezët dhe qipriotët mesatarish shkojnë te mjeku, më pak se tre herë në vit, qytetarët e Serbisë 8 herë në vit, të Sllovenisë dhe Hungarisë më shumë se 10 herë në vit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Eurostat i ka publikuar të dhënat edhe për vendet që janë në rrugën e integrimin evropian, sipas të cilës çdo qytetar i Maqedonisë, Malit të Zi dhe Turqisë, te mjeku shkojnë mesatarisht 7-8 herë në vit, njëjtë si Serbia. Kurse më pak shkojnë shtetasit e Shqipërisë, edhe atë dy herë në vit. /Telegrafi/