Site icon Telegrafi

Me kapuç të zi dhe vetulla të kuqa, Rita Ora vë në dukje tiparet patriotike në imazhet e fundit

Ajo është e njohur për paraqitjet verbuese dhe atraktive në fotosesionet e saj.

Dhe Rita Ora bëri një shfaqje të mrekullueshme ndërsa publikoi disa poza të reja në Instagram të hënën, shkruan DailyMail.

Këngëtarja shqiptaro-britanike, 29 vjeçe, pati një pamje misterioze me një kapuç të zi që mbështjellte të gjitha tiparet e saj përveç fytyrës së saj, ndërsa i kishte bërë vetullat të kuqe.

Bukuroshja pozoi me plot vetëbesim, ndërsa prezantonte pamjen e saj me këtë makijazh të pazakontë.

Krijuesja e hitit “Shine Ya Light” shtrëngoi buzët e hapura, ndërsa një njollë me rimel përfundoi pamjen e saj dalluese.

Duke reflektuar në disponimin e saj pas një dite të kënaqshme pune në studio, Rita shkroi në përshkrimin e fotografisë: ‘Ditë e kryer’.

Javën e kaluar, ish-gjyqtarja e X Factor publikoi disa fotografi atraktive të realizuara në Los Angeles në fillim të këtij viti, duke u ndjerë nostalgjike për kohën kur bota nuk ishte e pushtuar nga pandemia.

Rita dukej e mahnitshme ndërsa tregoi barkun e saj të holluar në palestër në një triko të zezë të Nike dhe pantallona të shkurtra gri.

Ajo tregoi tatuazhet e saj të shumta dhe figurën e saj trupore të rrezitur nga dielli, ndërsa pamjen e saj e aksesoi me një sërë gjerdanësh, rrathë dhe unaza të arta. /Telegrafi/

Exit mobile version