Mbeturinat afër marketit “Albi”, në “Bregun e Diellit” në Prishtinë, janë kapluar nga flaka.
Lexuesit e Telegrafit kanë dërguar një video ku shihet tym i madh që ka kapluar edhe objektin banesor.
Po ashtu punëtorët e marketit shihen jashtë objetit.
Sipas video-s, zjarri shihet në pjesën e jashtme (anësore) të marketit.
Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin, ndërsa të pranishëm kanë qenë edhe njësitet e Policisë së Kosovës.
Ende nuk dihet arsyeja e shkaktimit të zjarrit./Telegrafi.