Telegrafi

Kaplohet nga flaka një veturë në Pestovë të Vushtrrisë

Një veturë është kapluar nga flakët në Pestovë të Vushtrrisë.

Rasti ka ndodhur sonte pas mesnate.

Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë lokalizuar zjarrin.

Po ashtu edhe policia të cilët po merren me rastin.

Deri me tani nuk dihen shkaqet që kanë çuar në djegien e veturës.

Një lexues i ka dërguar Telegrafit një video, ku shihet vetura duke u djegur e tëra.