Një veturë është kapluar nga flakët në Pestovë të Vushtrrisë.
Rasti ka ndodhur sonte pas mesnate.
Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë lokalizuar zjarrin.
Po ashtu edhe policia të cilët po merren me rastin.
Deri me tani nuk dihen shkaqet që kanë çuar në djegien e veturës.
Një lexues i ka dërguar Telegrafit një video, ku shihet vetura duke u djegur e tëra.