Xheneta Fetahu në një bisedë me Gjestin ka treguar për lidhjen toksike që ka pasur.
Banorja e Big Brother VIP Kosova 3 zbuloi disa detaje nga marrëdhënia e saj me një djalosh turk, me të cilin u nda që tri vite.
Ajo thotë se ka hequr shumë nga ai, i cili nuk e linte për një sekondë vetëm, e madje disa herë edhe e kishte rrahur.
“Më kapke dorën me zor, kur dojke me fjet me mua më kapke me zor, unë i thosha jo e dënojsha, u kry. Ti duhesh me qenë si ke qenë, unë e kam dashur atë personin tjetër, jo këtë. A ke aktruar deri tani”, tha ajo.
Tutje, modelja theksoi: “Më thojke fjalë shumë ofenduese, as nuk vijke me ngrënë bukë në shtëpi. Unë punoja me të dhe babanë e vetë. I kam bërë punët e çdo puntori, as pushim veror nuk kam bërë. Paramendoje te shpija ime kur shkoja, një ditë me ndejt vijke më merrke. Flejke me kamerë lëshuar. I thoja po dua të flas diçka me motrën time, ti je i dashuri im, i fejuari im por nuk ke nevojë të gjitha gjërat e motrës time t’i dish. Ishte i ekstremit. Vetëm babai i tij më ka mbrojtur. Nuk po them që nuk më ka dashur”.
Në vazhdim të bisedës, Xheneta tha: “Mentaliteti i tij ka qenë tmerr. Folke me vajza të tjera, dilke, më ka gënjyer. Tmerri i Zotit. Fale një herë, fale dy herë”.
Me të njëjtin ka pasur një romancë për më shumë se pesë vjet. /Telegrafi/