Telegrafi

Kapja për flokë e Fellainit ndaj Guendouzit, goditja me top e Mourinhos ndaj një fëmije, vjedhja e Lacazette dhe goli i bukur i anuluar i Mkhitaryan

Ka pasur shumë gola në derbin mes Manchester United dhe Arsenalit (2-2), ku nuk munguan as skenat e rralla. 

Golave te Mustafit dhe Lacazettes, iu përgjigjën Martial e Lingard.

Ndeshja ishte e bukur, por me shumë gabime nga të dyja palët, gjë që shpesh i karakterizon ekipet e Ligës Premier.

Më poshtë janë katër gjërat më interesante që ndodhën në këtë përballje.

Kapja për flokë e Fellainit ndaj Guendouzi

Fellaini përpiqet të marrë disa flokë mbrapa 

Marouane Fellaini i ka prerë flokët dhe në ndeshjen e fundit ka treguar që nuk i pëlqejnë më të gjata.

Ai e ka kapur për flokësh Matteo Guendouzin, teksa ai ishte duke udhëhequr topin.

Guendouzi e kaloi belgun, por ai futi grushtin në flokët e djaloshit, ndërsa për çudi nuk mori as kartonë të verdhë.

Vjedhja e Lacazette me kokë

Ndeshja ishte e balancuar me rezultat 2-2, por pak minuta nga fundi Alexandre Lacazette i Arsenal u përpoq të përdorte disa taktika të pazakonta për ta marrë topin dhe të shënonte.

David De Gea e mbajti topin në dorë dhe po kërkonte ta dërgonte në fushë, kur Lacazette ia mori me kokë nga dora.

De Gea ishte hutuar, ndrysa francezi gjeti rrjetën, por goli u anulua.

Mourinho i kërkon falje një fëmije

Ishte një buzëqeshje e rrallë nga Jose Mourinho gjatë barazimit të Manchester United me Arsenalin.

Një top i goditur pa dashje nga ai, qëlloi një fëmijë aksidentalisht.

Ai shpejt kërkoi falje dhe madje u përkul duke i dhënë dorën fëmijës.

Goli i bukur i armenit

Henrikh Mkhitaryan u fut në pjesën e dytë, në vend të Aaron Ramseyt, kur ky i fundit u lëndua.

Ai bëri ndeshje të jashtëzakonshme, duke sulmuar shumë shpesh portën e United.

Madje ai shënoi një gol të jashtëzakonshëm nga një pozitë shumë e vështirë, por që ishte pozitë jashtë lojës. /Telegrafi/