Danny Drinkwater ka një dëshirë, të transferohet te kampioni aktual i Ligës Premier, Chelsea.
Mesfushori anglez ka qenë ndër më të mirët që nga inkuadrimi i Leicester Cityt në Ligën Premier, teksa si kapiten ka luajtur rol të veçantë në sezonin kur skuadra u shpall kampion.
Paraqitjet e tij të mira dhe dominimi i tij në mesfushë ka bërë që Blutë e Londrës të kërkojnë atë verën e kaluar, së bashku me N’Golo Kanten, por ‘Dhelprat’ nuk donin të pranon një largim të dyfishtë nga skuadra.
Antonio Conte është i impresionuar me formën konstante të Drinkwater dhe ka ardhur përsëri me qëllim që ta nënshkruajë me atë para fundit të mbylljes së afatit kalimtar dritares.
Sipas Mirror, edhe kapiteni i skuadrës së Leicester City është i gatshëm t’i tregojë klubit se ai dëshiron të largohet për tu bashkuar me Chelsean. /Telegrafi/