Anel Rashkaj ishte vetëm 20 vjeç kur debutoi me përfaqësuesen e Kosovës. Në ndeshjen miqësore jo-ndërkombëtare ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, të zhvilluar më 17 shkurt të vitit 2010 kishte rënë në sy loja e djaloshit nga Prizreni.
Që prej asaj kohe e deri tek pranimi i zhvillimit të ndeshjeve miqësore ndërkombëtare të Kosovës nga UEFA, në ndeshjen ndaj Haitit, Rashkaj ishte emëruar kapiten i skuadrës përfaqësuese të Kosovës.
Por, që prej pranimit të Kosovës në FIFA dhe UEFA në maj të vitit të kaluar, 27-vjeçari nga Prizreni nuk ka bërë pjesë në listën e të grumbulluarve të trajnerit Albert Bunjaki. Nga kapiten, ai u kthye në një të harruar.
E që nga dhjetori i vitit të kaluar ish-kapiteni i Kosovës është bërë pjesë e skuadrës suedeze AFC Eskilstuna, e cila bën gara në kategorinë e parë të Suedisë.
Në të njëjtin skuadër me ish-futbollistin e Sadnes Ulf luajnë edhe dy ish-futbollistë të 13 herë kampionit të Anglisë, Arsenalit. Emmanuel Frimpong, i cili ka qenë pjesë e skuadrës së parë të Arsenalit në vitin 2012 – madje kishte luajtur edhe në Ligën e Kampionëve me londinezët, – është bashkëlojtar i Rashkajt.
Pas tri ndeshje të zhvilluara, EFC Eskilstuna ka dy barazime dhe një humbje, raporton Insajderi.
Me mungesën e Herolind Shalës për ndeshjen që Kosova do ta zhvillojë ndaj Turqisë më 11 qershor, Rashkaj është një nga alternativat për zëvendësimin e futbollistit me origjinë nga Drenasi.