Kapiteni i Chelseat, Cesar Azpilicueta, ka folur pas ndeshjes me Real Madridin, në ndeshjen që u mbyll baras 1-1.
Ai është ndarë i kënaqur me ndeshjen dhe rezultatin, duke thënë se finalen do ta kërkojnë në përballjen e dytë.
“Ne filluam vërtet mirë: 20-25 minutat e para, shënuam golin, mund të kishim shënuar më shumë. Ata u kthyen në lojë. Ne e dinim se do të ishte e vështirë; kjo ishte vetëm ndeshja e parë dhe tani ne do të luajmë përsëri të mërkurën e ardhshme”.
“Ne e filluam me guxim, e dinim se duhej të luanim në nivelin tonë më të mirë. Na ka munguar ai pasimi i fundit ku mund të zgjedhim opsionin më të mirë. Në analizën përfundimtare, kemi dalë mirë”.
Nothing but passion. 👊#RMACHE pic.twitter.com/3vrhtyd8PZ
— Chelsea FC (@ChelseaFC) April 27, 2021
“Goli? Ishte një përfundim i shkëlqyeshëm, gjakftohtësi e madhe. Ai është një lojtar i mahnitshëm, është një lojtar i ri, po rritet dhe po përmirësohet. Unë jam shumë i kënaqur me golin e tij sepse ai është një lojtar i rëndësishëm për ekipin”, ka thënë Azpilicueta. /Telegrafi/