Pas muajsh kërkime policia italiane ka arrestuar një shqiptar, i cili akuzohet se është shoferi i “Audit të verdhë”, që u shndërrua në tmerrin e pjesës verilindore të Italisë.
Mediat italiane, shkruajnë se shqiptari 36-vjeçar V. R., është kapur nga oficerët e policisë së Venecias në kufirin midis Greqisë dhe Shqipërisë.
Kapja e tij është bërë tetë muaj pas një ndjekjeje dhe hetimesh intensive të bëra për makinën që terrorizoi veriun e Italisë, transmeton syri.net.
Banda shëtiste me të dhe bënte vjedhje e grabitje. Tre shqiptarët udhëtonin me të me shpejtësi që arrinte deri 270 km në orë. Ata u pikasën kur vranë një grua në rrugë.
Makina u gjet e djegur mes komunave One’ di Fonte dhe Asolo të Trevizos, kohë kur policia nisi të hetonte më pas edhe për shenjat që mund të kishin lënë autorët.