Telegrafi

Kapet peshkaqeni i rrallë që ka ‘fytyrë njeriu’ (Video)

Në Mersin të Turqisë, është ekspozuar për shitje peshkaqeni i rrallë që është kapur në detin Mediteran.

Gjallesa grabitqare ka dy çarje që ngjajnë me sy, si dhe një gojë me buzë të fryrë, duke e bërë që të ngjajë shumë me fytyrën e njeriut, transmeton Telegrafi.

Klientët në tregun e peshqve, janë befasuar kur e kanë parë këtë krijesë të pazakontë dhe mjaftë të frikshme, që vendasit e quajnë ‘peshkaqen dhelpër’.

Madje, dikush ia ka vënë një palë syze, që të mahitet derisa bënë fotografi. /Telegrafi/