Një i dyshuar pedofil britanik është arrestuar në Kolumbi së bashku me një grua venezueliane të akuzuar se ua ka dhënë të huajve vajzën e saj 14-vjeçare.
Vendasit thuhet se kanë informuar policët pasi panë të dyshuarin mashkull, i akuzuar për abuzim seksual, duke vepruar çuditërisht me adoleshenten, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Pamjet e kamerave të sigurisë të publikuara nga stacioni televiziv kolumbian Citytv treguan burrin e paidentifikuar duke ecur në rrugë duke u mbajtur për dore vajzën – së bashku me një grua të identifikuar si nëna e saj.
Adoleshentja dukej se ishte me uniformë shkolle dhe mbante një çantë të vogël në shpinë.
Pamjet gjithashtu thuhet se tregojnë imazhet e perversit të dyshuar të moshës së mesme duke ‘prekur në mënyrë të papërshtatshme’ fëmijën brenda një restoranti të paidentifikuar që besohet të jetë në kryeqytetin kolumbian Bogota.
Gruaja venezueliane u arrestua në Ciudad Bolivar, një lagje e Bogota në jug të kryeqytetit.
Ajo dhe burri, për të cilin policia ka konfirmuar se është i huaj dhe stacioni televiziv thotë se është britanik, tani janë dorëzuar te prokurorët e shtetit në mënyrë që ata të vendosin nëse do t’i lirojnë ose do t’i vendosin në paraburgim në pritje të një hetimi në vazhdim. /Telegrafi/