Telegrafi

Kapet një serb duke kontrabanduar karburante nga Serbia në Kosovë

Një shtetas i Serbisë është ndaluar të shtunën  nga Policia e Kosovës në një fshat të Leposaviqit, derisa po tentonte të fuste në Kosovë ilegalisht një sasi të derivateve të naftës.

Raportohet se njësia policore ka takuar të dyshuarin mashkull serb /shtetas i Serbisë, duke tentuar ta kalojë kufirin në mënyrë ilegale me automjetin me tabela të huaja.

Sipas policisë, në automjet kishte të ngarkuara rreth 400 (katër qind) litra derivate në vlerë 430(katër qind e tridhjetë) euro, transmeton Telegrafi.

Me vendim të prokurorit, malli dhe automjeti janë dërguar në terminalin doganor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar, rasti në procedure të rregullt. /Telegrafi/

Foto: Ilustrim