Site icon Telegrafi

Kapet një numër rekord i refugjatëve që provonin të hynin me barka në Britani të Madhe, vetëm në një barkë ndodheshin 50 njerëz

Forcat bregdetare britanike e kanë shënuar rekordin e refugjatëve, që brenda 24 orëve kanë tentuar të hynin me barka në Britani të Madhe.

Ata kanë arritur t’i ndalonin 150 refugjatë, që po lundronin në dhjetë barka, ndërsa 50 njerëz ishin duke qëndruar në vetëm njërën prej tyre, transmeton Telegrafi.

Ky është rekordi më i lartë, që prej muajit shkurt, kur brenda 24 orëve u përpoqën të hynin në bregdetin britanik 102 refugjatë.

Raportohet se barka e parë ka arritur në Kent, pas orës dy të mëngjesit, derisa kushtet për lundrim ishin të përkryera, me det të qetë, dukshmëri të përkryer nga hëna e plotë.

Dronët patrullues i kanë dhënë sinjalet e para, për aktivitete të pa paralajmëruara në det, ndërsa menjëherë janë vënë ën funksion helikopteri dh disa anije ushtarake.

Mësohet se ky është grupi i dytë i refugjatëve që hyjnë në Britani të Madhe gjatë këtij muaji, pas 73 personave që hynë nëpër English Channel në fillim të muajit.

Që kur është mbyllur Britani e Madhe, si pasojë e përhapjes së coronavirusit, ka pasur numër shumë më të ulët të personave që kanë tentuar të hynë ilegalisht.

Megjithatë, 694 persona, përfshirë edhe grupin e fundit, ia kanë arritur që të mbërrijnë në këtë shtet. /Telegrafi/

Exit mobile version