I shpallur në kërkim nga Interpoli, Deniz Sabri Klironomi (Floroiu) është kapur në Kolumbi.
I njohur me nofkën “Guçi”, ai u identifikua prej një tatuazhi në krahun e majtë. Shqiptari akuzohet për trafik të miturish, trafik armësh dhe trafik droge.
Ai zhdukej dhe ka qenë e pamundur të kapej për rreth 7 muaj, sepse ndryshonte vazhdimisht vendbanim.
Arrestimi u bë në një apartament në Barranquilla, ku për një javë “Guçi” nuk doli as në dritare. Ishte tatuazhi i tij që bëri të mundur identifikimin.
Autori po mbahet në një burg të sigurisë së lartë në Bogota. Procedurat për ekstradimin e tij kanë përfunduar. /Euronews Albania/