Telegrafi

Kapet në flagrancë duke vjedhur

Foto ilustruese

Një person është arrestuar, pasi që i njëjti është zënë në flagrancë duke vjedhur.

Rasti ka ndodhur në Komoran mbrëmë rreth orës 21:00.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që është zënë në flagrancë duke vjedhur në shtëpinë e viktimës mashkull K-Shqiptar, gjithashtu gjatë kontrollimit iu ka gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancave të dyshuara narkotike”, njofton policia.

Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/