Rreth orës 10:30, Policia në Prizren ka pranuar një informatë e cila bënte me dije se në një shtëpi në rrugën “Besnik Kastrati” një person i maskuar ka hyrë në një shtëpi për të kryer bastisje dhe se i njëjti ishte prezantuar si zyrtar policor.
Një patrullë policore që ishte duke lëvizur në afërsi të lokacionit ka reaguar me shpejtësi dhe e ka zënë në flagrancë të dyshuarin.
Gjatë kontrollit në rrobat e tij është gjetur një substancë e dyshuar për narkotik. Më pas është bërë identifikimi i të njëjtit i cili rezulton të jetë me mbiemër Deliaj dhe me vendim të prokurorit të shtetit, ndalohet nën masën e arrestit policor. /Telegrafi/