Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari” është konfiskuar një elektroshok.
Sipas Policisë, një shtetasi të Gjermanisë, gjatë kontrollit të çantës i është gjetur dhe me pas i është konfiskuar një elektroshok.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.