Site icon Telegrafi

​Kapet mashtruesi i taksive në Gjilan, policia njofton se ai është përfshirë në 16 raste

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjilan, i dyshuar për disa raste të vjedhjeve.

Policia njofton se arrestimi i tij është bërë sot, ndërsa i njëjti dyshohet se është i përfshirë në 16 raste, transmeton Telegrafi.

“Më datën 27.09.2024 Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Gjilan si rezultat i veprimeve operative – hetimore, ka identifikuar, lokalizuar dhe arrestuar të dyshuarin F.S. (mashkull kosovar). Arrestimi i tij është bërë pasi që janë gjetur prova se i njëjti dyshohet të jetë i përfshirë në disa raste të ‘Vjedhjeve të shërbimeve’, ‘Falsifikimit të parasë’ dhe në të paktën gjashtëmbëdhjetë raste ‘Mashtrim’, mashtrime kryesisht të taksive në forma të ndryshme duke ju marrë shuma të ndryshme të parave.

I njëjti pas është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë./Telegrafi/

Exit mobile version