Telegrafi

Kapet hajni që vodhi televizorin në Vushtrri

Policia e Kosovës, pas një angazhimi operativo-hetimor për zbardhjen e veprave penale, kanë arrestuar sot në Vushtrri një person të dyshuar për vjedhje.

Rasti i vjedhjes ishte raportuar më 9 janar 2018, ku sipas  ankuesit gjatë natës nga shtëpia e tij ishte vjedhur një televizor.

Sipas policisë i dyshuari për vjedhje është B. M. 19-vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilit pas procedurave intervistuese  nga ana e prokurorit të rastit, i është caktuar masa e ndalimit policor./Telegrafi