Fotot e shkrepura nga helikopteri treguan 3 persona dhe disa bidonë plastikë të cilët dyshohet se kanë qenë të mbushur me karburant ndërsa lënda narkotike do të merrej në Sazan me qëllim trafikimin në drejtim të Italisë.
Policia thotë se për gomonen që kishte humbur gjurmët në ujërat territoriale midis Malit të Zi dhe Kroacisë, në ndihmë kanë qenë disa mjete të tjera lundruese, por burime të Top Channel thonë të kundërtën. Pasi ka kryer ndjekjen i vetëm për rreth 1 orë helikopteri ‘Cougar’ është detyruar ta ndërpresë atë për shkak të limiteve dhe sasisë së karburantit.
Ky ishte rasti i 3-të brenda pak ditësh që gomone nga Shqipëria tentojnë të trafikojnë kanabis drejt Italisë. Madje një shqiptar dhe një italian kishin zgjedhur natën e ndërrimit të viteve për të trafikuar 600 kg hashash./Tch