Site icon Telegrafi

Kapet me emigrantë të paligjshëm të fshehur në kamion, arrestohet turku në Qafë Thanë

Policia Kufitare ka arrestuar një shtetas turk në pikën kufitare të Qafë Thanës në Pogradec pasi u kap duke hyrë në territorin e Shqipërisë me katër emigrantë të paligjshëm në kamion. 

Në një njoftim për shtyp, policia ka sqaruar se në hyrje të Republikës së Shqipërisë ka kaluar për kontroll më të imtësishëm në vijën e dytë dhe në skaner, mjetin tip kamion të markës “Daf”, me drejtues shtetasin M. T., 49 vjeç, banues në Stamboll, Turqi.

“Në pjesën e brendshme të trailerit të kamionit, u gjetën 4 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit 4,000 euro personi, 49-vjeçari iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së”, ka shtuar policia.

“Veprimet e mëtejshme u kryhen nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, të cilët bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. T., për veprën penale ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. /Telegrafi/

Exit mobile version