Site icon Telegrafi

Kapet duke vozitur me shpejtësi 243 km/h, sepse “ishte vonë për punë”! (Video)

Janë publikuar disa pamje në të cilat thuhet se shihet momenti kur një shoferi i një veture Audi lëvize me shpejtësi të dyfishtë, nga shpejtësia e lejuar në një autostradë.

Siç raportojnë mediat britanike, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për ndërtuesin Ricardo Thompson, 21 vjeç, i cili u kap në makinën e tij prej 151 mph (243 km/h) në autostradën M23 në West Sussex dhe i tha policisë se ishte për shkak se ishte vonë për punë.

Si pasojë, atij tani i është ndaluar të ngasë për 15 muaj, pasi ka pranuar vozitjen e rrezikshme.

Bëhet e ditur se ai ishte në veturën e tij Audi TT RS të tij më 25 gusht 2018, kur u regjistrua shpejtësia tepër e lartë.

Përveç ndalimit të vozitjes, ai do të duhet të kryejë 150 orë shërbim të komunitetit dhe të paguajë 170 funte gjobë. /Telegrafi/

Exit mobile version