Së paku deri në muajin shtator
Frankfurt Motor Show që zhvillohet gjatë shtatorit, është shumë e rrëndësishme për Porsche, transmeton Telegrafi.
Në këtë aktivitet, prodhuesi gjerman do ta prezantojë për herë të parë makinën tërësishet elektrike Taycan.
Rivali i Tesla Model S, është duke u përpunuar për një kohë në fshehtësi, ndërsa Porsche nuk do dëshironte në ansjë mënyrë që ju ta shihni, derisa ta kompletojë.
Mirëpo, e ka pasur të pamundur t’ju ikte reporterëve që merren me vetura e reja. Në Taycan Forum, janë shpërndarë fotografitë, që e tregojnë kryesisht eneterierin e makinës.
Në shikim të parë, ngjanë më së shumti me Mission E, ndërsa pamja është e bllokuar nga inxhinierët që janë duke kryer punimet.
Tani që ka pamje të përafërta, ka mundësi që Porsche Taycan të prezantohen më nga afer, nëse më herët se data e caktuar. /Telegrafi/