Një burrë në Florida të SHBA-ve është kapur në bibliotekë duke shikuar filma për të rritur.
Sikur kjo të mos mjaftonte, ai këtë e ka bërë në pjesën ku gjenden librat për fëmijë, transmeton Telegrafi.
Por, ishte edukatorja Madison Alderman, e cila kishte dërguar fëmijët për një vizitë në bibliotekë.
Alderman kishte dëgjuar tinguj të ngjashëm me klithmat e filmave porno në momentin që ishte futur në bibliotekë.
E habitur me atë çfarë kishte parë kishte filmuar burrin që mbante kufjet, por duket se nuk i kishte kyçur mirë dhe kështu tingujt e filmit dëgjoheshin në sallë.
Edukatoren e ka habitur me shumë fakti se si edhe të tjerët në sallë i kishin dëgjuar tingujt, dhe asnjëri prej tyre nuk kishte reaguar.
Kur e paralajmëroi ai me vrap u largua nga biblioteka. Punonjësit më pas menjëherë e kanë dezinfektuar tavolinën dhe karrigen ku ai ka qenë ulur. /Telegrafi/