Telegrafi

Kapet duke kontrbanduar kafshë

Në rrugën Pogragjë-Sllubicë të Gjilanit një person është arrestuar i cili është kapur nga Policia duke kontrabanduar kafshë.

“Janë konfiskuar rreth  11 krerë gjedhe për te cilat i dyshuari nuk posedon dokumentacion përkatës, po ashtu është  konfiskuar kamioni me te cilin i dyshuari ka qene duke i kontrabanduar kafshët”, thuhet në raportin e Policisë.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.