Telegrafi

Kapet me 5 kilogramë heroinë, 30 ditë paraburgim për të dyshuarin

Foto: Arkiv

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej tridhjetë ditëve të pandehurit SH. Z., në bodrumin e shtëpisë të të cilit më 24 nëntor ishte gjetur një çantë me 5.1 kilogramë heroinë.

Me këto veprime, i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge, e sanksionuar sipas Kodit Penal.

Lexo po ashtu Konfiskohen mbi 5 kilogramë heroinë në Gjilan, arrestohet një person

Gjyqtari i procedurës paraprake, vlerësoi se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin Sh. Z., pasi që për këtë vepër parashihet një dënim mjaft i lartë dhe po që se i njëjti gjendet në liri, mund të arratiset për të i ikur përgjegjësisë.

Pala ka të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.