Telegrafi

Kapet me 200 kilogramë mjaltë të kontrabanduar një serb në Gjilan

Policia e Kosovës ka njoftuar se një serb ka kontrabanduar 200 kilogramë mjaltë nga Serbia, duke iu shmangur pikës kufitare.

Policia njofton se rasti ka ndodhur ditën e hënë, rreth orës 19:50, transmeton Telegrafi.

“Në Gjilan, njësia policore ka ndaluar një veturë që e drejtonte i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë dhe gjatë kontrollit i janë hasur 200 kg mjaltë të kontrabanduar nga Republika e Serbisë duke ju shmangur pikës kufitare”, thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur se me urdhër të prokurorit malli i kontrabanduar është konfiskuar ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt./Telegrafi/