Site icon Telegrafi

Kapen me mina me telekomandë, arrestohen dy persona në Vlorë

Dy persona janë arrestuar në Vlorë pasi janë kapur me dy mina me telekomandë gati për shpërthim në distancë.

Bëhet fjalë për Fatjon Gjonaj dhe Ergys Gjonaj, xhaxha dhe nip të cilët i kishin fshehur minat, në kroskotin e automjetit me të cilin lëviznin.

2 ditë më parë, Policia e Vlorës parandaloi një tjetër ngjarje të rëndë kriminale dhe vuri në pranga një shtetas që lëvizte me pistoletë me silenciator, me doreza dhe me kapuç, në çantë.

Vijojnë veprimet e thelluara hetimore, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për të dokumentuar ligjërisht qëllimin e këtyre 2 shtetasve, si dhe për kapjen e 2 subjekteve të tjera të dyshuara të përfshira në këtë rast. /Telegrafi/

Exit mobile version