Policia ka kapur në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit plotë 202 mijë euro.
Policia e Shkodrës, njofton se paratë iu kapën një 53-vjeçari të quajtur Ilir Beqiri që po tentonte t’i fuste në Shqipëri pa i deklaruar në doganë.
“Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtonte ky shtetas, shërbimet e Policisë Kufitare gjetën dhe sekuestruan 202 060 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar sipas përcaktimeve ligjore në fuqi”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu, kjo shumë parash dyshohet se është përfituar nga veprimtari kriminale.
Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Shkodër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin 53 vjeçar, banues në Shkodër.
“Vepra penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Sipas policisë, rregulli është që duhen deklaruar në doganë çdo vlerë mbi 1.5 milion lekë të vjetra./Telegrafi/