Telegrafi

Kapen hajnat në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për përfshirje në pesë raste të ndryshme të veprave penale vjedhje të rënda, raste këto të raportuara muaj më parë në zonën e përgjegjësisë së stacionit policor Jugu në Mitrovicë.

Hetuesit policorë pas një pune intensive, kanë arritur të bëjnë grumbullimin dhe verifikimin e informatave, dhe mbi dyshimet e ngritura dhe provat e siguruara, më datën 27 dhjetor janë identifikuar dhe arrestuar E.B., 21-vjeçar dhe B.P., 21-vjeçar, shtetas të Kosovës.

Pas procedurave intervistuese nga ana e prokurorit kujdestar të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit policor.