Telegrafi

Kapen Guardiola dhe Hart, portieri lëshon stërvitjen (Video)

Stërvitja e sotme me gjasë është e fundit për portierin Joe Hart te Manchester City.

Reprezentuesi anglez ka pasur një bisedë të tensionuar me trajnerin Pep Guardiola sot në stërvitje, shkruajnë mediet në Angli.

Pas kësaj bisede, portieri është larguar nga stërvitja.

Lexo po ashtu Nga Hart te Nasri, këta janë lojtarët e padëshiruar në Ligën Premier (Foto)

Sot në Mançester ka mbërritur portieri Claudio Bravo, për të kompletuar transferimin te City.

Ardhja e tij largon Joe Hartin dhe kalimi te Evertoni është një alternativë shumë e mundshme.