Telegrafi

Kapen gjashtë shqiptarë në Brazil, qëndruan katër ditë në kontenjerin e anijes

Gjashtë shqiptarë janë kapur nga policia braziliane, derisa po tentonin të shkonin ilegalisht në Kanada.

Ledion Taka, 37-vjeç, Permet Behluli 25-vjeç, Shaqir Serjani 28-vjeç, Adnand Feka 34-vjeç, Rezart Kruja 27-vjeç dhe Erin Fekollari 26-vjeç janë shqiptarët të cilët sipas mediave vendase kanë udhëtuar fillimisht për në Spanjë dhe më pas kanë hipur në anije për në Brazil me qëllim përfundimtar Kanadanë.

Ata kishin qëndruar 4 ditë në një kontejner, në afërsi të Marsejës.

Ata i kanë deklaruar policisë se kishin dalë nga kantieri për shkak se u ishte mbaruar ushqimi, ndërsa u zbuluan përfundimisht nga policia.

Konsullata shqiptare pritet të konfirmojë shtetësinë e të ndaluarve dhe do të sigurojë burimet e nevojshme për riatdhesimin e tyre.