Telegrafi

Kapen gjashtë persona duke vjedhur në Aeroportin e Gjakovës

Foto arkivi

Një person ka njoftuar policinë se disa persona të panjohur janë duke vjedhur disa drita të ndriçimit të Aeroportit të Gjakovës.

Njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes.

“Ankuesi ka njoftuar policinë se disa persona të panjohur janë duke vjedhur disa drita të ndriçimit të Aeroportit të Gjakovës. Njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka takuar gjashtë persona të mitur.

Të njëjtit janë intervistuar në prani të prindit dhe avokatit dhe më pas janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.