Telegrafi

Kapen me drogë, Policia arreston një shtetas të Serbisë dhe dy kosovarë

Dy shtetas të Kosovës dhe një shtetas serb janë arrestuar ditën e enjte në Gjilan, të dyshuar për veprën penale “posedim të narkotikëve”.

Policia njofton se në banesën e të dyshuarve ka gjetur substanca narkotike të llojit heroinë transmeton Telegrafi.

“Janë arrestuar tre të dyshuar dy shtetas të Kosovës ( një femër dhe një mashkull) dhe një shtetas i Serbisë, pasi pas një pune hetimore me vendim të gjykatës është bastisur banesa e njërit nga të dyshuarit, ku ndodheshin edhe dy të dyshuarit tjerë, me ç’rast si provë materiale janë gjetur dhe sekuestruar disa paketime me një sasi prej 65.6 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit heroinë dhe 220€ para kesh”, njofton Policia.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/