Telegrafi

​Kapen armë, para e motoçikleta në Podujevë, arrestohet një 28-vjeçar

Policia e Kosovës të hënën në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë kanë ndaluar një person, i cili kërkohej me urdhërarrest për vrasje në tentativë.

Ajo me këtë rast te personi i dyshuar L. K. (28), i cili ka prezantuar dokumente të dikujt tjetër, ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, një thikë, sasi të narkotikëve, një motoçikletë.

Policia ka kryer edhe një aksion tjetër në afërsi të një lokali në po në të njëjtën rrugë, ku ka sekuestruar një çantë me një shumë parash, një armë zjarri, një motoçikletë etj.

Ndaj personit të dyshuar është hapur rast për veprat mbajtje në pronësi, kontrolle ose posedim te armës, si dhe për posedim të paautorizuar të substancave psikotrope apo analoge, ndërkohë që policia është në kërkim të një personi tjetër që ndërlidhet me veprat e sipërshënuara.