Policia federale gjermane kapi 83 kilogramë drogë të fshehur në 52 kuti me lego në një makinë që e kontrolluan pranë kufirit holandez.
Sipas policisë, droga ka një vlerë tregu prej 800 000 eurosh.
“Dy personat që gjendeshin në makinë u arrestuan”, njoftuan hetuesit.
Dy gratë, të moshës 22 dhe 24 vjeç, u kapën më 10 prill. Ato kishin me vete 51 kilogramë ekstaz dhe rreth 32 kilogramë amfetaminë të fshehura mes 52 kutishë lego.