Telegrafi

Kapen me 50 mijë euro drogë, në pranga dy të rinj shqiptarë në Itali

Dy shqiptarë janë arrestuar në Itali, pasi akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike.

Mediet italiane raportojnë se arrestimi i dy të rinjve rreth të 30-tave u bë rastësisht, ndërsa po udhëtonin me makinën “Audi” me të cilën shqiptarët po udhëtonin.

Por kur u pyetën nga policia për arsyen e udhëtimit , dy shqiptarët ngritën dyshime rreth deklaratave të tyre, e për pasojë policia nisi kontrollin e imtësishëm të automjetit.

Si rrjedhojë policia gjeti lëndë narkotike të fshehur poshtë tapetit të automjetit.

Mësohet se sasia e drogës së gjetur në mjetin e shqiptarëve ka një vlerë tregu që arrin deri në 50 milionë euro. /Telegrafi/