Site icon Telegrafi

Kapen 10 refugjatë të tjerë në Korçë dhe Pogradec, arrestohen 5 persona

Foto: Ilustrim

Pesë persona që u kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm janë arrestuar në Korçë.

Dy mjetet e para, një “Benz” dhe një “Audi” me gjashtë emigrantë u identifikuan në lagjen numër 10 të qytetin bregdetar.

Më pas, në aksin rrugor Pogradec-Tiranë, pranë fshatit Psikupat, në një makinë “Benz” u kapën 4 refugjatë që kishin paguar 200 euro secili për të shkuar në vendet e Bashkimit Evropian.

“Shërbimet e Policisë kanë konstatuar në lagjen numër 10 në Korçë, katër shtetasit B. Q., A. P., E. F. dhe G. Q., duke transportuar me mjetet tip Benz dhe Audi, gjashtë emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Gjithashtu shërbimet e Policisë Rrugore, kanë konstatuar në aksin rrugor Pogradec-Tiranë, pranë fshatit Psikupat, Pogradec, mjetin tip Benz me drejtues shtetasin A. M., i cili po transportonte 4 emigrantë të paligjshëm, që kundrejt shpërblimit 200 euro secilit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së”, thuhet në njoftimin e policisë. /Telegrafi/

Exit mobile version