Dhjetë kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa janë gjetur mëngjesin e së enjtes në një nga fshatrat e Korçës.
Burime bëjnë me dije se pas operacionit të zhvilluar në orët e para të mëngjesit, në pranga u vunë dy persona, drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri.
Të dy të arrestuarit janë shoqëruar në drejtorinë vendore ndërsa hetimet vijojnë pasi dyshohet se mund të ketë edhe të tjerë persona të përfshirë. /Telegrafi/