Site icon Telegrafi

Kaosi në transportin publik në Shkup, Qeveria paralajmëron marrjen e kompetencave Arsovskës

Përveç për sallën universale, po kërkohet mënyrë që t’i merren kompetencat kryetares së Shkupit, Danella Arsovska për edhe disa projekte të tjera.

Këtë e paralajmëroi kryeministri Dimitar Kovaçevski pas paralajmërimit për greve të shofereve të autobusët privat.

“Të gjitha projektet e mëdha që kanë filluar në Shkup dhe që u duhen shkupjanëve, megjithatë edhe qyteteve të tjera, Qeveria në kuadër të kompetencave të saj do të bëjë gjithçka që t’i mbarojë. Unë punoj me ekipin e qeverisë që t’i shohim mundësitë dhe të ndërmarrim pjesë të këtyre aktiviteteve, për shkupjanët, jo për politikën”, tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

Ndryshe, sot autobusët privat të linjave 9, 12, 22, 23 dhe 45, sot nuk do të qarkullojnë për shkak se NQP “Shkup” gjegjësisht Bashkia e Shkupit nuk i ka paguar borxhin kompanisë “Slloboda Prevoz”.

“Me përpjekje përfundimtare do të sigurohet transport i rregullt i linjave: 11, 11a, 47, 55, 61, 63 dhe 73, si dhe linjat periferike pjesërisht financohen edhe nga komunat të cilat nuk janë në kompetencë të Qytetit të Shkupit, që të mos ndodh për shkak të mosplotësimit të atij transporti të kenë arsye për të mos i paguar mjetet në NQP”, njoftoi “Slloboda prevoz”.

 

Exit mobile version