Të shtëna armësh janë dëgjuar pranë Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar në Westminister në Londër. Raportohet për të paktën dymbëdhjetë persona të lënduar.
Sipas të përditshmes angleze The Telegraph, dy persona janë duke qëndruar të shtrirë, më saktë në oborrin e Parlamentit, transmeton Telegrafi.
Një burrë me thikë në dorë ishte mundur të kalojë përmes portës së Parlamentit, por është ndaluar pasi është qëlluar nga policia. Por gjatë kësaj orvatje, ai therur me thikë një polic.
Dëshmitarët e rastit kanë deklaruar për mediat britanike se e kanë parë personin në veturë duke u përplasur në rrethojën e hekurt të urës së Westminister, me ç’rast janë goditur disa kalimtarë rasti, derisa shoferi është munduar të ecë në drejtim të policisë të cilët bënin roje pranë Parlamentit.
Si pasojë e këtyre të shtënave është mbyllur përkohësisht Parlamenti, derisa policia ka bllokuar një pjesë e kësaj zone. /Telegrafi/
A car on Westminster Bridge has just mowed down at least 5 people. pic.twitter.com/tdCR9I0NgJ
— Radosław Sikorski 🇵🇱🇪🇺 (@sikorskiradek) March 22, 2017
Heavily armed men now lining up out front out Westminster preparing to go in pic.twitter.com/zXQZxWXf4h
— Peter Yeung (@ptr_yeung) March 22, 2017
Air ambulance just landed at Parliament Square, Westminster, dozens of police cars pic.twitter.com/TZVTO6IzDR
— Peter Yeung (@ptr_yeung) March 22, 2017