Kolonat e gjata të automjeteve çdo ditë bllokojnë rrugët e kryeqytetit, duke i bërë ato të pakalueshme për kohë të gjatë.
Një problem i tillë është akoma më i theksuar gjatë ditëve të verës, me ardhjen e bashkatdhetarëve.
E në tërë këtë tollovi pa dyshim që nuk mungojnë as shkeljet e rregullave të komunikacionit, duke pasur parasysh numrin e lartë të tiketave të shqiptuara nga Policia e Kosovës.
Fotografi i KosovaPress-it, Jasir Zaqiri, sjellë përmes fotografive ngarkesën e rrugëve të kryeqytetit, sidomos në mëngjes dhe gjatë mesditës./KosovaPress/