Site icon Telegrafi

Kaos në Parlamentin Evropian pas shtyerjes së votimit për tre ligje kyçe mbi klimën

Kaosi shpërtheu në Parlamentin Evropian gjatë së mërkurës, pasi që votimi i paraparë për tre ligjet kyçe mbi klimën u shty pas disa mosmarrëveshjeve politike në momentet e fundit.

Problemet filluan me një votim për reformimin e Sistemit për Emetimet në Tregti të BE-së (SET), një skemë e cila e përcakton çmimin e emetimeve të gazit serrë të lëshuar nga industritë më të mëdha energjetike, transmeton Telegrafi.

SET konsiderohet si një mjet kyç për uljen graduale të djegies së karburanteve fosile, dhe inkurajimin e përdorimit të energjisë së ripërtërishme.

Deputetët evropian kishin hartuar një raport fillestar në lidhje me reformimin e SET, raport të cilin e dërguan në komitetin e mjedisit në parlament.

Në mesin e ndryshimeve ishte edhe krijimi i një SET sistemi të ri, i cili si shënjestër do kishte emetimet që vijnë nga transporti rrugor dhe ndërtesat e ndryshme, sistem ky për të cilin shumë deputetë kishin frikë se do godiste familjet në vështirësi.

Në tekstin e tyre deputetët evropian kishin kërkuar që nga ky sistem deri në vitin 2029 të përjashtohen ndërtesat private dhe transporti privat rrugor. /Telegrafi/

Exit mobile version